Sport

Simeone para derbit me Realin: Do t’i lëndojmë ata atje ku mendojmë se mundemi

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 12 December 2020

Real Madridi dhe Atletico Madridi sonte takohen në kuadër të La Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Alfredo di Stefanio’ me fillim nga ora 21:00.

Para këtij derbi, në një konferencë për media ka folur trajneri i Atleticos, Diego Simeone, duke thënë se Reali është rival historik.

-Advertisement-

“Derbi i Madridit është një lojë e bukur me lojtarë fantastikë në të dy skuadrat. Reali ka konkurruar për shumë vite me lojtarë që mbeten, pavarësisht nga mosha e tyre, konkurrues me lojtarë më të rinj, dhe kjo është për tu admiruar. Ata janë një rival historik dhe ne do t’i lëndojmë ata atje ku mendojmë se mundemi”, është shprehur Simeone.

Atletico aktualisht mban pozitën e parë në tabelë me 26 pikë, kurse Reali në vendin e katërt me 20 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera