Lajme

Si u merrte ryshfet pacientëve mjeku që mori besimin e Kurtit për ta drejtuar SHSKUK-në?

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 09 January 2023

Kryeministri Albin Kurti në korrik të viti të kaluar ka emëruar Isuf Zekajn, anëtar të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Ndërkohë sot, emri i kirurgut Zekaj po përmendet për një aferë të korrupsionit. Ai po dyshohet se të paktën, në dy raste ka marrë para nga pacientët për të kryer operacione.

Isuf Zekaj, shefi i kirurgjisë në Spitalin e Vushtrrisë sipas raportimit të Gaztës Shneta, njëherë ka marrë 200 euro e pastaj 250 euro.

Pacienti i parë i shtrirë në repart pas operacionit, deklaronte se i është dashur të paguaj 200 euro për materialet e nevojshme për intervenim. Pacienti hezitonte të tregonte detaje duke thënë se për të ishte e rëndësishme që të kryente punë.

-Advertisement-

Tre kirurgë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë

Në rastin e pacientit të dytë të operuar nga Zekaj, flet një familjar i pacientit i cili thotë se i ka dhënë mjekut 250 euro me arsyetimin për të blerë materialet.

amiljari: Ai i ka kry krejt se unë nuk dijsha

Sinjalizuesi: Kush vllau a?

Pacienti: Unë, unë.

Sinjalizuesi: Ti ja ke dhanë doktorit a?

Familjari: Po doktorit ja kam dhënë.

Sinjalizuesi: Sa ja ke dhënë?

Familjari: 250…Janë tha do më të dobëta 180, por më mirë është 250.

Skandali me kirurgët në Vushtrri i përfshirë edhe anëtari i Bordit të SHSKUK-së i emëruar nga Qeveria Kurti

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Qeveria Kurti për të parë se si do të veprojë me rastin, se a do të ketë shkarkim, por deri në këto momente ska pranuar përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera