Sport

Si i motivon Guardiola lojtarët e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 23 July 2018

Për rreth 11 milionë euro, kamerat e Amazon Prime fituan privilegjin e përcjelljes së rrugëtimit të Machester Cityt drejt fitimit të titullit në Premierligë në sezonin 2017/2018.

Në një trajler të dokumentarit “All or Nothing”, i cili do të publikohet më 17 gusht, janë shfaqur fjalimet e trajnerit Pep Guardiola në zhveshtore, transmeton Gazeta Express.

“Do t’ju mbroj deri në momentet e fundit të jetës sonë në konferenca për shtyp, por këtu do t’ju tregoj të vërtetën,” u thotë Guardiola lojtarëve të tij në zhveshtore.

“Disa nga ju luani më mirë kur jeni të zemëruar me mua. Kështu që, nëse duhet të më urreni, atëherë më urreni. Nuk ka asnjë problem.” /Gazeta Express

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera