Sport

Shumë media të akredituara për ndeshjen Kosova-Ishujt Faroe

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 10 September 2018

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Ishujve Faroe ka zgjuar interesim jo veç në Kosovë por edhe jashtë saj
Se është kështu e tregon interesimi i madh që ka zgjuar kjo ndeshje për t’u përcjellur.

Besoni ose jo për këtë ndeshje janë akredituar më shumë se 100 gazetarë nga Kosova dhe jashtë saj, e të cilët sot do të shkruajnë për ndeshjen e parë të Kosovës në shtëpi të saj.

Kujtojmë që sonte Kosova e zhvillon ndeshjen e parë brenda Kosovës në ora 20:45, ndërkaq për kërkesat e akreditimit të gazetarëve.

-Advertisement-

Kosova u anëtarësua në UEFA dhe FIFA por që dy vite nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, përjashto ato miqësore, në terren të vetin.

Për stadiumin e ri, sot kanë shkruar edhe UEFA, derisa zyrtarë të shtëpisë së futbollit europian janë duke qëndruar në Kosovë dhe do ta përcjellin nga afër këtë ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera