Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota

Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 22 December 2024
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti mbi vendimet e fundit për shtesat 100 Euro.
Duke i akuzuar për korrupsion elektoral përmes shpërndarjes së parasë publike për vota, sipas tij ky veprim thellon krizën ekonomike dhe tradhton idealet e qeverisjes së mirë.
‘’Korrupsion i Pastër Elektoral: 100 EURO Vota
Të vjen keq që ka ardhur dita të shohësh dikë si Albin Kurti dhe LVV duke shpërndarë paranë e popullit për dy-tre vota më shumë në zgjedhje. Sot kam parë shifrat e tregtisë së Kosovës për muajin e fundit. Plot 473,000,000 euro ishte deficiti apo humbja në mallra për një muaj. Për një orë, humbja gjatë nëntorit arrin 15 milionë euro.
Gjatë mandatit të Kurtit, deficiti në mallra ka arritur gati 20 miliardë euro. Normalisht njeriu pret që kjo të adresohet nga qeveria… E në kthim, ti kupton që Qeveria në konferencë për media të dielen po e thellon këtë krizë me veprimet e saja!
Korrupsioni nuk është vetëm vjedhja e parasë publike përmes tenderëve. Edhe korruptimi shpirtëror, që lind nga lakmia për disa vota më shumë dhe abuzimi me paranë publike, është korrupsion. Është korrupsion shpirtëror i lakmisë për pushtet. Për 70% të 500,000 apo çfarëdo që ishte, kjo është ‘lakmia’.
Albin Kurti u dorëzua. Ai e ka kuptuar që nuk mund të mbajë përkrahjen e madhe, dhe tashmë po e tradhton veten dhe idealet e tij të forta për pushtet. Nuk do të ishim befasuar nëse dikush nga establishmenti i vjetër do të vepronte kështu, por për Albinin kemi standarde të tjera. Ai vetë ka premtuar dhe është votuar masivisht për një qeverisje për të mirën publike.
Shpërndarja e parasë publike pa asnjë llogaridhënie, veçanërisht në kohë zgjedhjesh, nuk është asgjë tjetër përveç një abuzim dhe keqpërdorim i pushtetit për interesa të ngushta. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore pse LVV dhe Kurti do të tkurren… Ndoshta do të tkurren ndjeshëm dhe as gjysmën e 70% të mos e arrijnë.
Në një kohë kur duhet të kërkohet mënyra për të ndalur rrjedhën e parasë prej 15 milionë euro në ditë, afër 500 milionë euro në muaj dhe mbi 5 miliardë euro në vit, ne po stimulojmë importin dhe deficitin.
Kurti po shpërndan paratë publike për votat e tij dhe të LVV, nga 100 EURO për votë! Kjo metodë e qeverisjes po e shkatërron ekonominë dhe bizneset. Pse? Sepse këto fonde do të rrisin importin dhe deficitin, ndërsa bizneset tona, që i kanë paguar këto mjete, po shkatërrohen me paratë e tyre. Kjo mënyrë e papërgjegjshme e qeverisjes padyshim do të ndëshkohet më 9 shkurt’’.

Të tjera
-
Detaje: Kush qëndron pas shpërthimit në veturën e u.d. drejtorit të QKUK-së
Personi që kreu shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit t...
-
Lajm i mirë për zgjedhësit në Shqipëri, më 11 maj votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dy akte që i ha...
-
Nisë mbledhja e kryesisë së PDK-së, pritet të merret një vendim edhe për “qeverinë tranzicionale”
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë së partisë, shkrua...
-
Parlamenti Evropian miraton rezolutë, kërkohet sërish heqja e masave ndaj Kosovës
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Në këtë dokument kë...
-
Mediat serbe raportojnë se aeroplani i Vuçiqit është nisur nga Baku drejt Rusisë
Sipas informacioneve të fundit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fluturuar...
-
Del para gjykatës i dyshuari për vr*sjen e vajzës në Prizren
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshua...
-
Gjendet 17 vjeçarja në Ferizaj që ishte raportuar si e zhdukur
Është gjetur 17 vjeçarja që ishte raportuar si e zhdukur në Ferizaj. Zëdhë...
-
Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin B.K. në Podujevë,...
-
AGK e dënon kërcënimin dhe pengimin e ekipit të Klan Kosova në Strellc
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ekipi i televizi...
-
Kantoni zviceran natyralizon më shumë se 400 shtetas të huaj brenda një dite
Parlamenti i Kantonit Valis u dha shtetësinë zvicerane 423 shtetasve të huaj ...
-
Aeroplani i Vuçiqit bën ulje emergjente në Azerbajxhan
Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili u nis për në Moskë për ...
-
Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të dyshuarin për spiunazh H.S.
Prokuroria Speciale ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktim të paraburgim...