Rozë

Shqiptarët krijojnë këngë për Erdoganin: Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë …sa malet të rrojë!

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 21 January 2021

Teksa pronarët e tokës ku do të ndërtohet spitali në Fier protestojnë, nga ana tjetër gëzimi duket aq i madh sa ka frymëzuar një këngëtar lokal t’ia dedikojë edhe një këngë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Autori i këngës është Guri Rrokaj, i cili në tekstin e këngës shpreh të gjithë dashurinë e tij për presidentin turk.

Madje, kënga mbyllet me fjalët: “Për Shipërinë do mbesë ikonë, sa more, sa malet të rrojë”.

-Advertisement-

JA TEKSTI I KËNGËS

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi te gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të falë, tha të bëhet një spital

Laçin po ngre në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera