Sport

‘Shpërthen’ Amir Rrahmanit pas disfatës nga Sllovenia në fund të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 15 November 2020

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur pas ndeshjes me Slloveninë, të cilën ‘Dardanët’ e humben me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Rrahmani ka ‘shpërthyer’ në drejtim të gjyqtarit, i cili akordoi një penallti diskutabile në minutën e 90’ të ndeshjes.

“Nuk është reale sepse edhe po ta them unë e pashë se dora ishte e ngjitur. Nuk kishte asnjë njëri rreth tij apo mbrapa. Nuk ishte penallti. Ishte një vendim, e shikoni që ishte minuta e 94-të, ky vendim shkatërron një ekip”, ka thënë mbrojtësi i Napolit.

-Advertisement-

Tutje Rrahmani është shprehur se kjo ka qenë ndeshja më e mirë e Kosovës në këtë edicion të dytë të Ligës së Kombeve.

“Besoj që ishte ndër ndeshjet më të mira që kemi luajtur këtë edicion në Ligën e Kombeve. Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Më vjen keq që nuk arritëm një rezultat pozitiv. Nëse vazhdojmë kështu do të arrijmë në nivelin e duhur”, shtoi ai.

Për fund prishtinasi foli edhe për ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë.

“Normalisht është ndeshja e fundit dhe besojmë që do të fitojmë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe fitorja është e diskutueshme. Por besojmë që do të mbyllim si duhet këtë cikël të Ligës së Kombeve. Unë sot e cilësoj si një fitore pasi kemi kthyer shpirtin luftarak që kemi pasur. Ka pasur shumë gjëra të mira për ndeshjen e sotme dhe për mua kjo është si fitore. Kundërshtarët e fortë do ta kenë vështirë me ne”, përfundoi Rrahmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera