Shpenzimet e familjeve kosovare, pjesa më e madhe e buxhetit shkon për ushqim
Autori: Gazeta inFokus
18:05 | 14 October 2023
Gjatë vitit 2022, familjet në Kosovë kanë shpenzuar mesatarisht nga mbi 8.100 euro për produkte ushqimore, arsim, shëndetësi, transport e shërbime të tjera.
Të dhënat e publikuara në fund të shtatorit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë.
Vitin e kaluar, familjet kosovare kanë shpenzuar, mesatarisht, rreth 300 për qind më shumë para për ushqim sesa për banim. Të dhënat tregojnë se lloji i artikujve ushqimorë që blihet – si drithëra, mish, vaj, etj. – nuk ka ndryshuar shumë ndër vite
Por, inflacioni dhe rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë kanë bërë që, për herë të parë që nga së paku viti 2003, të shpenzohet më shumë se 50 për qind e buxhetit për blerje të artikujve ushqimorë.
Prej të gjithave kategorive të specifikuara në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së paku para janë shpenzuar për arsim.Në shifrën e ulët të shpenzimeve për arsim ndikon fakti që shkollimi publik në vend është falas. Kjo bën që të mos ketë dallime të mëdha në shpenzime në mes familjeve që jetojnë në zona rurale dhe atyre në zona urbane.
Por, një dallim në shpenzime vërehet kur analizohet buxheti i familjeve sipas nivelit të arsimimit të kryefamiljarëve. Familjet, kryefamiljari i të cilave ka kryer arsim të lartë, shpenzojnë dukshëm më shumë para në ushqim.Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro. Në gushtin e vitit 2022, inflacioni në Kosovë ka qenë 13 për qind, ndërsa gushtin e kaluar ishte 3.2 për qind./rel

T� tjera
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani
Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetë...


































