Lajme

Shokuese, Ganimete Musliu thotë se është kërcënuar edhe me prerje koke

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 20 April 2022

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, thotë se është kërcënuar edhe me prerje koke dhe të gjitha rastet i ka denoncuar në polici. Musliu ka treguar se policia i ka ofruar mbrojtje të afërt por ajo nuk ka pranuar.

Në emisionin DPT te Fidani në T7, Musliu tha se kërcënimet që ka marrë kanë qenë shumë serioze.

“Po jam kërcënuar. Janë serioze dhe i kam paraqitur”, tha ajo.

-Advertisement-

“(Jam kërcënuar) deri me prerje koke dhe i kam denoncuar në polici”, shtoi ajo.

“Policia më ka ofruar edhe kujdes dhe mbështetje por nuk kam pranuar që të marrë truproja dhe të dal sepse ditën që unë do të marrë truproja s’jetoj në Kosovë. S’i kam borxh askujt, përveç zotit. Prandaj s’kam frikë të dal dhe të ecë vetëm. Është derdhur gjak që me fol të lirë në Kosovë”, theksoi deputetja.

Musliu kritikoi pozitën se nuk reagojnë në situata të tilla. Ajo kujtoi kërcënimet ndaj drejtëoreshës së një shkolle në Gjakovë, dhe mos reagimin e krerëve institucional, përfshirë presidenten Vjosa Osmani.

“Ajo merr kërcënime të djegies me acid, i thonë kemi me t’i djeg fëmijët me acid dhe nuk reagon presidentja e vendit, nuk reagon Ministrja e Drejtësisë, nuk reagon Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, nuk reagon kryetarja e grupit parlamentar të grave deputete, nuk reagon kryeministri i vendit, nuk reagon ministrja e Arsimit, ndërsa pas një jave një kolege e imja deputete (Eliza Hoxha) në mungesë të sukseseve të një vjetorit të presidentes, “mund të them se presidentja po duket bukur” dhe të gjitha këto që i përmenda çohen dhe reagojnë kundër një komplimenti që e merr nga një deputete e opozitës. Çka i thuhet kësaj”, shpjegoi Musliu.

“Kur një grua kërcënohet që kanë me t’i djeg fëmijët me acid ne heshtim, e mbyllim gojën ndërsa dikush, i përkdheluri ynë, qoftë edhe një kompliment ose ironizim e merr nga dikurshëm, ne çohemi dhe reagojmë për gjuhë seksiste”, theksoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera