Shkëndija, gati ta befasojë Salzburgun
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 13 August 2018
Kuqezinjtë tetovarë kanë një mision thuajse të pamundur, të përmbysin humbjen 3-0 të takimit të parë. Trajneri Qatip Osmani kujtoi se në futboll befasitë janë gjithmonë të pranishme dhe skuadra e tij nuk do të heqë dorë nga dëshira për mposhtur këtë kundërshtar, pse jo me rezultat që do t’i lejonte avancimin në play off.
“Edhe pse kemi rezultat negativ nga ndeshja e parë dhe përkundër diferencës së thellë ne në Shkup kemi të drejtë të shpresojmë. Megjithatë ne duhet të përgatitemi për një paraqitje sa më të mirë. Në futboll ndodhin befasitë, kështu që Shkëndija nesër do të jetë maksimalisht e mobilizuar dhe e angazhuar për të treguar lojën më të mirë të mundshme. Mund të kemi ndryshime të vogla në formacion, problemi i vetëm është lëndimi që pësoi Murati në takimin me Vardarin. Gjithsesi, në këtë moment gjithë vëmendja jonë është për sfidën me Red Bull Salzburgun, ndërsa pas takimit do të shikojmë se në çfarë drejtimi do të duhet të mendojmë për të ardhmen”.
I vetëdijshëm për mundësitë e kufizuara përballë një kundërshtari tepër të fortë, mbrojtësi Visar Musliu premtoi se Shkëndija do të tregojë karakterin e kampionit.
“Neve në ndeshjen e parë na mungoi pak eksperienca nga takime të nivelit të këtillë europian, duke bërë gabime që na kushtuan me pranim të golave. Kemi analizuar mirë ndeshjen e parë dhe besoj se jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e kthimit. Do të kërkojmë të tregojmë në radhë të parë karakter kampioni dhe pastaj do të shohim se cili do të jetë rezultati final”.
Të tjera
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 96 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
Pretendimet e Gjuriq: Me pranimin e Kosovës në AP të NATO-s, Kosova shpërblehet për shkelje të drejtave të serbëve
Duke komentuar faktin se Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të as...
-
QKMF-ja e Klinës bëhet me EKG të re, donacion nga Kosova Med
Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Klinë (QKMF) “Nëna Terezë“, është b...
-
Zhduket një grua në Prizren
Në polici është raportuar për zhdukjen e një grua në Prizren. Policia ka b...
-
Policia gjen ảrmë dhe mủnicon në Zveçan dhe Leposaviq
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion Leposaviq, ku ka gjetur armë dhe mu...
-
Tahiri nuk ndal kritikat, e quan Kurtin qyqar: Mbeti duke numëruar sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë
Ish-kryenegociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thën...
-
Kusari-Lila dhe Gërvalla bashkë në Kanada për disa takime të rëndësishme
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ministrj...
-
Norvegji – Hyn në fuqi njohja e Palestinës si shtet
Norvegjia njohu sot zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez, ndërkohë që ...
-
Fortifikime dhe mbrotje nga sulmet me dronë – Polonia do të investojë miliarda për “Mburojën Lindore”
Programi “Mburoja Lindore” është operacioni më i madh për përforcimin e kufir...
-
Zhduken dy persona në Drenas
Dy persona janë zhdukur në Drenas dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur...
-
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca konstituive e Kuvendit të Mqedonisë...
-
Vjedhje e rëndë në Podujevë
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një...