SHBA-ja e nesërme zhvendoset në Paqësor (3)

Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 28 May 2022
Konteksti aktual i Pacifikut
Shkruan: Agron HOTI
Nxitimi i SHBA-së që t’i mbyllë problemet mes BE-së e Rusisë rrënjët i ka në Oqeanin Pacifik, ku SHBA-së do t’i duhet vetë t’i përvjelë mëngët ndaj Kinës që po e rrit ndikimin e saj jo vetëm në Pacifik por edhe në Oqeanin Indian.
Prandaj, SHBA po përpiqet që me çdo kusht t’i mirëmbajë aleancat me Indi, Japoni, Kore Jugore, Australi dhe Azi Juglindore për ta rrethuar e frenuar kështu sa më shumë Kinën në synimet e saj për zgjerim në Oqeanin Pacifik dhe atë Indian. Zgjerimi i Kinës në Paqësor dhe Indian, automatikisht do të thotë ngushtim i interesave të SHBA-së, ose e kundërta.
E ngushtimi i interesave për SHBA do të thotë para se gjithash rrezikim i sigurisë së saj nacionale.
Ashtu siç SHBA-së i ishte dashur që vetë të futej në luftë në Oqeanin Pacifik gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër Japonisë, njëjtë do t’i duhet të veprojë edhe sot ndaj Kinës në ujërat e Detit të Kinës Jugore e Tajvan. Nëse SHBA-së i është dashur në Evropë që gjatë Luftës së Dytë Botërore të luftonte drejtëpërdrejtë vetë kundër nazistëve gjermanë, sot kjo në Evropë po i mundësohet nga Ukraina kundër Rusisë, aspekt ky që tregon se përmasat e sfidës aktuale të SHBA-së në Evropë janë më të vogla sesa në Pacifik.
Ndërkohë që në Azi Lindore, SHBA-së – sikurse gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe sot e nesër – do t’i duhet që vetë t’i përvjelë mëngët, sepse atëherë Japonia e sot Kina përbëjnë sfidë serioze për sigurinë nacionale të SHBA-së në krahun perëndimor të saj, më konkretisht në Pacifik. Zhvillimi i paparë ekonomik në Azi Lindore e Juglindore, tregjet e mëdha atje dhe tentimi i Kinës për t’i gllabëruar ato tregje përbëjnë sfidën kryesore të Perëndimit gjatë tërë shekullit 21.
Për më tepër Pacifiku do të jetë sfida kryesore edhe e sigurisë nacionale të SHBA-së pothuaj gjatë tërë shekullit 21. E paqja atje ruhet nga SHBA duke i mundësuar Japonisë tregje në atë zonë.
Sa më shumë që i ngushtohen tregjet Japonisë në Azi Lindore e Juglindore aq më agresiv do të bëhet ky shtet me potencial të jashtëzakonshëm, fundja SHBA e di më mirë se çdokush nga Lufta e Dytë Botërore se ç’farë çmimi duhet paguar nëse Japonia humb tregjet rajonale, i bllokohet importit i energjisë dhe izolohet.
Paqja në Azi Lindore e Juglindore ruhet vetëm duke i mundësuar Japonisë tregjet në ato zona, ashtu sikurse ruhet edhe në Evropë vetëm duke i siguruar Gjermanisë tregun evropian. Meqë është Kina që, zhvillimi i hovshëm ekonomik i së cilës, synon prishjen e balancave SHBA-Japoni në Azi Lindore e Juglindore, atëherë një riarmatosje e kontrolluar (nga SHBA) e Japonisë dhe vendeve përreth Kinës (Tajvan, Kore Jugore, Azi Juglindore e Australi) në funksion të forcimit të aleancave në rajonin më të nxehtë në ardhje në glob do të jenë synimet afatgjata të SHBA-së. Dhe kjo e rrit përqendrimin e SHBA-së në këtë zonë më shumë se çdokund në glob. (Vazhdon)
Të tjera
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...
-
Rritja e rasteve të reja me COVID-19, nga e hëna rreth 800 të infektuar
Në javën e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 shënoi rritje të madhe,...
-
Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2...