Lajme

Selakoviq: Kurti s’po do dialog, por Shqipëri të Madhe, Gërvalla ia kthen: Përsëritjet e deklaratave nuk i ndihmojnë të ardhmes

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 20 April 2022

Nikola Selakoviq, ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’po do dialog, por Shqipëri të Madhe, raporton Periskopi.

‘’Albin Kurti është ai që nuk po do dialog, por po do Shqipëri të madhe. E ka thënë e deklaruar këtë në shumë raste.’’, tha ai në KS të OKB’së.

Pastaj i reagoi Donika Gërvalla, duke i thënë:

-Advertisement-

‘Përsëritjet e deklaratave të Kurtit nuk i ndihmojnë të tashmes dhe së ardhmes.’

‘U përpoqa t’i shmangem kësaj, sepse duhet të paraqesë faktet kundër gënjeshtrave. Shkalla e mbrojtjes së pakicave nuk gjendet askund në Evropë e gjetiu. Vuçiq ka qenë pjesë e sistemit të Millosheviqit. Nuk ka kërkuar kurrë falje. Një tifoz shumë i fortë i tij që qëndron në mbledhjet e kabinetit. Ndalni këto gënejshtra, thjesht ndalni këto gënjeshtra. Askush këtu nuk i marrin këto gënjeshtra seriozisht. Ndiqni shembullin e Kosovës para se të kritikoni’’, i tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera