Lajme

Qeveria miraton marrëveshjen me Danimarkën për burgun e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 20 May 2024

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera