Scholz e Macron deklaratë të përbashkët: Gjeorgjia po devijon nga rruga evropiane
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/640-0-3198ece365d398252373e78ef62e00c0.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 20 May 2024
Gjermania dhe Franca i dërguan një sinjal të qartë qeverisë së Gjeorgjisë: ligji i diskutueshëm për median pengon të ardhmen evropiane të vendit, thanë Scholz dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.
Gjermania dhe Franca u shprehën me “shqetësim të thellë” për situatën në Gjeorgji. Në deklaratën e përbashkët të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron thuhet se të dy vendet konstatojnë me keqardhje të thellë për vendimin e qeverisë gjeorgjiane dhe partisë në pushtet për të devijuar nga rruga evropiane.
Deklarata e tyre lidhet me miratimin e një ligji të diskutueshëm për të kufizuar ndikimin e huaj në shoqërinë civile në Gjeorgji. Sipas tij organizatat dhe mediat që financohen të paktën 20 për qind nga jashtë, duhet të regjistrohen në të ardhmen si organe që “ndjekin interesat e fuqive të huaja”.
Kritikuesitt shohin paralele me ligjin kundër “agjentëve të huaj” në Rusi, i cili u mundëson autoriteteve të atjeshme të ndërmarrin veprime masive kundër mediave dhe organizatave kritike.
Ligj “kundër vlerave të përbashkëta evropiane”
Gjeorgjia mori nga fundi i vitit të kaluar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Sipas sondazheve më shumë se 80 për qind e gjeorgjianëve janë pro anëtarësimit të vendit të tyre në BE dhe NATO.
Në deklaratën e përbashkët franko-gjermane thuhet: “Dy vendet tona e kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Gjeorgjisë dhe kanë mbështetur në mënyrë aktive vendimin e Këshillit Evropian të dhjetorit 2023 për dhënien e statusit të kandidatit”.
Lidhur me ligjin e diskutueshëm në deklaratë thuhet se qeveria gjeorgjiane dhe partia në pushtet kanë vepruar kundër vlerave dhe aspiratave të përbashkëta evropiane të popullit gjeorgjian. “Rruga evropiane e Gjeorgjisë është hartuar – por Gjeorgjia vendos me çfarë shpejtësie dhe drejtimi do të ecë përpara,” thuhet në deklaratë.
Protesta masive dhe vetoja e Presidentes
Ligji për kufizimin e ndikimit të huaj në shoqërinë civile në Gjeorgji u miratua nga parlamenti në Tbilisi në fillim të javës së kaluar, megjithë protestat masive nga dhjetëra mijëra qytetarë në Tbilisi.Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, vuri dje veton ndaj ligjit të miratuar nga parlamenti. Presidentja, e cila konsiderohet si pro-evropiane, e quajti ligjin si “rus në thelb dhe frymë”. Megjithatë vetoja e saj mund të anulohet nga Parlamenti./DW
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Medina-Berisha.png)
Të tjera
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...
-
Osmani në Paris takon dukeshën e Luksemburgut
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në mëngjes është takuar me Dukën ...
-
Hovenier: Mezi pres të bëj tifo për Kosovën në lojërat olimpike
Ambasadori is SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se mezi po pres që ...