Lajme

Pas rinovimit Klinika e Onkologjisë në QKUK rifillon shërbimin

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 20 May 2024

Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosoës (QKUK), ka marrë pamje tjetër. Nga sot kjo klinikë rifillon shërbimin për të gjithë pacientët pas rinovimit të klinikës.

Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“sot është një ditë e bukur për qytetarët dhe pacientët. Këto investime janë diku rreth 600 mijë euro që ka transformuar këtë klinikë. Dikur kjo klinikë kishtë 48 shtretër kurse tani ka 60, dhe së shpejti dp të jenë 110 shtretër. Nuk ka listë të pritjes dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar, si edhe buxheti për barna esenciale është shtuar”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se këto ndryshime do ndikojnë në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve qe kanë nevojë për trajtim onkologjik.

“nuk besoj që ka në rajon një Klinikë si kjo më kushte, aparaturë dhe infrastrukturë. Tash e tutje në këtë klinikë do të marrin shërbime edhe me cilësore, pa listë të pritjes e me kushte jashtëzakonisht të mira”, tha Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera