Lajme

Sekuestrohen 50 mijë litra naftë të padeklaruara në Portin e Durrësit

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 13 January 2023

Një sasi e konsiderueshme nafte kontrabandë është sekuestruar në Durrës.

Sasia prej afro 50 mijë litrash naftë e padeklaruar është gjetur në një anije peshkimi.

Anija e peshkimit “Geni” është zhvendosur me urdhër të autoriteteve doganore dhe policore afër kalatës së portit detar ku mbahen mjetet e sekuestruara, shkruan Top-Channel.

-Advertisement-

Çmimi i lartë i karburantit në tregun shqiptar dhe mundësia për të marrë naftë me çmim të lirë për nevoja të sektorit të peshkimit ka bërë që në disa raste subjekte të ndryshme të shfrytëzojnë këtë mundësi për qëllime fitimi.

Anijet e peshkimit në jo pak raste janë përfshirë në kontrabandën e naftës, kryesisht atë të marrë në vendet e Lindjes së Mesme ku e marrin me çmim të lirë për ta tregtuar më pas për të interesuarit me çmim më të lartë, po gjithsesi më të ulët se ai në tregun shqiptar të karburanteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera