Rozë

Scarlett Johansson sërish single!

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 14 September 2017

Scarlett Johansson ka përfunduar divorcin e saj dhe ka përfunduar betejën e saj të kujdestarisë mbi të bijën me ish të dashurin, Romain Dauriac.

New York Post raportoi më 13 shtator se ish-çifti ka pranuar një marrëveshje të mbyllur në Gjykatën Supreme të Manhatanit por deri tani, detajet e vendimit nuk janë të njohura.

Beteja e kujdestarisë filloi më parë këtë vit kur aktorja paditi ish-bashkëshortin e saj dhe kërkoi kujdestarinë primare të vajzës së tyre tri vjeçare, Rose Dorothy Dauriac.

-Advertisement-

Romain luftoi kërkesën e saj dhe avokati i tij zbuloi se ai donte të rriste të bijën në Francë, transmeton Klan Kosova.

Para kësaj zgjidhje, çifti kishte rënë dakord jozyrtarisht që të kujdesen për të bijën nga një javë. Por, herë pas here, kjo u bë problematike për shkak të orarit të aktores.

“Ky fëmijë ishte sa andej sa këndej, sepse [Scarlett] udhëton kaq shumë,” i tha një burim revistës.

Romain u irritua duke pretenduar se jeta e tij kishte filluar të rrotullohej rreth orarit të Scarlett.

“Ai beson se orari i saj e bën të pamundur që ajo të ketë përkujdesjen për të”, ka thënë tutje ky burim.

Të dy, si Scarlett dhe Romain, janë përpjekur ta mbajën këtë betejë ligjore larg mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera