Lajme

Rritja e çmimit të tatimit në pronë, Zemaj: Qeveria po e thellon varfërinë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 24 January 2023

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes së faturës së tatimit në pronë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë formë po rriten edhe problemet e qytetarëve.

“Krejt padrejtë po rriten problemet e qytetarëve. Krejt padrejtë po goditet mirëqenia e qytetarëve. Krejt padrejtë e pandalshëm po u rëndohet jeta qytetarëve në të gjitha fushat”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas Zemajt, një vendim i tillë tregon paaftësinë dhe keqqeverisjen aktuale, sipas tij e cila lëndon qytetarët në një kohë të inflacionit rekord dhe në këtë formë kontribuon në thellimin e varfërisë në Kosovë.

Postimi i plotë i Zemajt:

Tmerr- gati 100% rritet edhe fatura e tatimit në pronë.

Krejt padrejtë po rriten problemet e qytetarëve. Krejt padrejtë po goditet mirëqenia e qytetarëve. Krejt padrejtë e pandalshëm po u rëndohet jeta qytetarëve në të gjitha fushat.

Vlerësimi i bazës tatimore (pronës) nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për vitin 2023 është rritur gati për 100%.

Ky veprim tregon paaftësinë dhe keqqeverisjen aktuale, duke lënduar qytetarët e Kosovës në kohën e inflacionit rekord dhe duke kontribuar në thellimin e varfërisë në vendin tonë.


\

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera