Rrëfimi i Donika Shahini Lamit për familjen Jashari, Ilaz Kodrën dhe luftën e UÇK-së

Autori: Sylejman Sylejmani
15:14 | 28 November 2024
Donika Shahini Lami ishte vetëm 19 vjeçare kur nisi të angazhohej si gazetare në luftën Kosovës.
Ngjarjet që ajo përjetoi në atë periudhë, do ta formësonin më pas gjithë jetën e saj.
Ndër përjetimet më të rënda, ishte raportimi për varrimin e familjes Jashari, si dhe filmimi i shtëpive nga brenda, pak ditë pas sulmit.
“Heshtja atë ditë kur neve shkuam t’i filmonim shtëpitë nga brenda, ishte aq e dhimbshme sa edhe trupat që i kishim para syve ditën e varrimit, kur e mendon se në ato shtëpi veç para pak ditësh ka pasur jetë e gjallni, kur e mendon se Shpresa Mulliçi, mijka ime, gazetarja e kombit, dy muaj para se të ndodhte vrasja, rënia e Hamëz Jasharit, ajo kishte bërë intervistën e fundit me Hamzën. Dhe unë e kisha dëgjuar, dhe unë e dija se në atë shtëpi kishte gjallëri, kishte jetë dhe heshtja atë ditë ishte shumë e dhimbshme, gjurmë gjaku kudo”, kujton Shahini Lami.
Brenda në shtëpinë e familjes Jashari, pak ditë pas sulmit të forcave serbe, ajo gjeti një fletore të fëmijëve, të cilën e ruan që nga ajo ditë.
Luftën e Kosovës, Shahini Lami e mbuloi me një ekip të gazetarëve japonez. Njëri nga ta, në shtëpinë e shkatërruar gjeti një kukull.
“Më tha Donikë, mbaje këtë kukëll dhe më premto se do ta sjellësh në këtë shtëpi, kur të kthehet dikush nga familja ose kur të rifilloj jeta në këtë familje. Unë e kam marrë kukullën, kam shpërthyer në vaj, por kam qenë e mpirë totalisht… E kam hap fletoren dhe e kam pa që janë disa vizatime të lira, kam lexu emrin e Blerinës, kam lexu emrin e Marigonës, Besartës, natyrë e qetë, e një plak me një kallash në dorë e me një plis të bardhë. Diçka që fëmijët atë që kanë parë, atë e kanë vizatuar. Fundja ata ishin fëmijë si të gjithë fëmijët e tjerë të botës”, ka rrëfyer ajo.
Shahini Lami, pas luftës do t’ia dorëzonte personalisht kukullën Rifat Jasharit, vëllaut të Adem e Hamëz Jashari.
“Në Prekaz në odë, kam pyetur se a është dikush brenda nga familja Jashari, më kanë thënë që baca Rifat është në odë. Bacës Rifë i kam treguar se jam Donika, gazetare e Kombit, që kam punuar mer Haqifin, natyrisht sepse unë isha e re dhe baca Rifat nuk do të më njihte mua si Donikë. Mirëpo, Kombin e njihte, kishte njohuri për gazetën Kombi. Atë ditë përderisa ia dhashë kukullën, në Odë kanë qenë edhe nja 20, 30 burra të tjerë. Mua më rodhën lotët natyrisht. Baca Rifat, në vend se unë ta ngushëlloja atë, gjente fjalë për të më ngushëlluar mua, duke më thënë Donikë, jeta duhet të vazhdoj, neve duhet të bëhemi të fortë, faleminderit që keni punuar. Baca Rifë është bjeshkë, nëse njeriu mund të personifikohet në mënyrë metaforike është bjeshkë brenda së cilit ajo familje është emblema dhe vula e shtetit tonë. Unë atë ditë kukullën ja dhashë me shpresën që ajo familje të mbushet me fëmijë. Ashtu siç është bërë sot”, thotë teksa flet nën emocione, Shahini Lami. /Gazeta Infokus

Të tjera
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...
-
Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind pë...
-
Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!
Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë m...
-
Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arr...
-
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistent...
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...