Sport

Rrëfen babai i Valon Behramit se pse i biri s’bëri shqiponjën në ndeshjen kundër Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 27 June 2018

Pas ngjarjes trazuese me shqiponjë, bërë nga dyshja Xhaka – Shaqiri pas shënimit të golave ndaj Serbisë, gjest që e bëri dhe kapiteni zviceran i ekipit, ka mbetur një pikëpyetje e madhe se pse të njëjtën gjë nuk e bëri edhe shqiptari tjetër Berhami.

Ka qenë babai i tij, Ragipi që i është përgjigjur kësaj pyetjeje për një media zvicerane.

“Ndoshta sporti nganjëherë është më shumë një sport, por Valoni nuk do që të përfshihet në ato gjëra”, tha Ragip Behrami.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Grumbullohet Kombëtarja U-19 dhe mbanë stërvitjen e parë

“Sport ndonjëherë është më shumë një sport”, ishte dhe vetë shprehja që futbollisti kosovar i Udinezes shkroi në Instagram, pas fitores së Zvicrës mbi Serbinë.

Valoni u largua nga Kosova me babain e tij Ragip, të ëmën Halima dhe motrën Valentina, kur ai ishte katër vjeç.

Ata nuk kishin letra dhe u kërcënuan me dëbim nga Zvicra.

“Ne nuk kishim si të ktheheshim pas. Do iknim paligjshmërisht edhe në Suedi apo Gjermani, por ndërhyri një mik që na ndihmoi dhe në qëndruam.

Në atë kohë, Valoni nisi të sërvitej për ski, por më pas kaloi në futboll”, shton Ragip, i cili nuk dëshiron të flasë për aspekte politike nga ndeshja Serbi–Zvicër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera