Lajme

Rrëfehet për herë të parë nusja nga Librazhdi, tregon arsyejen pse nuk e mori burri i saj në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 31 May 2022

Ka folur sot për mediat, vajza 21-vjeçare, që u kap nga vjehrri dhe vjehrra në dhomën e gjumit duke tradhtuar të fejuarin e saj. Ajo tregon se është dhunuar nga vjehrri dhe vjehrra pas ngjarjes.

Sipas saj, ajo kishte një muaj e gjysmë që njihej me të dashurin. 21-vjeçarja shton se i kishte thënë të fejuarit ta merrte në Gjermani, por ai i thoshte se duhej të rrijë tek mamaja.

21-vjeçarja tha:

-Advertisement-

Një muaj e gjysëm kisha me atë djalin. Ai nuk e dinte që unë isha i martuar. Ata kishin çelësin dhe kanë hyrë në banesë. Ishin mbledhur gjithë burrat aty, më hoqën batanijen, më tha vjehrri një fjalë shumë të pistë. I thosha burrit me merr në Gjermani se nuk jetoj dot këtu. Ai më thoshte jo do të lëj tek mama. Vjehrra më kapi prej flokësh, vjehrri, gjyshi. E kam trupin plot me shenja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera