Lajme

Rrahje në “Prishtina Mall”: Shefi i një lokali dhe vëllai i tij dyshohen se sulmuan punëtorin që ua kërkoi rrogën

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 07 March 2023

Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe motivet jo rrallëherë dalin të jenë për shkak të pagave. Konfliktet e tilla verbale përfundojnë edhe në përleshje, për çka të dyshuarit futën në telashe. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në objektin e qendrës tregtare që pritet të hapet edhe pak ditë, Prishtina Mall, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë, njëri prej të cilëve pronar i lokalit “Hamleys”, nën dyshimin se  kanë sulmuar fizikisht një punëtor 26-vjeçar.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur paradite, ku intervenoi edhe Policia, me ç’rast viktima u dërgua në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

-Advertisement-

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën  për punët e kryera.  Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Përveç tyre, edhe të dyshuarit janë intervistuar për veprën për të cilën dyshohen dhe kanë dhënë versionet e tyre se si ndodhi ngjarja.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e dy vëllezërve të dyshuar dhe inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera