Rozë

Rozana Radi: Kini kujdes se Covid 19 nuk qenka shaka!

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 18 December 2020

Rozana ka treguar simptomat që kishte pasi u përball me COVID-19.

Këngëtarja Rozana Radi, ditë më parë bëri të ditur se rezultoi pozitiv në testin për COVID-19,.

Ajo ka treguar se iu nënshtrua dy testeve për COVID, i pari doli negativ, ndërsa në të dytin rezultoi pozitiv.

-Advertisement-

Këngëtarja ishte karantinuar pasi mësoi se doli pozitive, ndërsa së fundi përmes rrjeteve sociale ka treguar eksperiencën e saj me COVID-19.

“Jam qendrushem! Ditet e para i kisha te tmerrshme me dhimbje te forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”, shkruan ajo.

Rozana dhe shumë të famshëm të tjerë bëjnë thirrje vazhdimisht që të aplikojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera