Sport

Ronaldo ‘harrohet’ nga Real Madridi, nuk votohet nga askush

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 18 December 2020

FIFA mbrëmë mbajti ceremoninë  e ndarjes së çmimeve të me të mirëve në botë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti më i mirë u zgjodh ylli i Bayern Munichit, Robert Lewandowski, duke lënë pas vetës argjentinasin Lionel Messi dhe portugezin Cristiano Ronaldo.

Pas ndarjes së çmimeve u zbuluan edhe votat e gjithë kapiteneve të skuadra të cilët kishin të drejt vote.

-Advertisement-

Në radhët e Real Madridit doli që askush nga futbollistet nuk e kishte votuar ish bashkë lojtarin  tyre, Ronaldon.

Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos zgjodhi Lewandowskin, Alvantaren dhe Neymarin.

Eden Hazard votoi gjithashtu për Lewan, Ramos dhe De Bruyne.

Luca Modric përzgjedhi Salahn, Ramosin dhe Lewan.

Si dhe  Gareth Bale po ashtu nuk zgjodhi Ronaldon duke duke votuar për yllin polak, Alcantaren dhe Sadio Manen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera