Lajme

Rohde: Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 06 January 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Përmes një postimi ambasadori Rohde ka dënuar sulmin ndaj dy personave në Shtërpcë dhe ju ka uruar shërim të shpejtë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të @Kosovo_Police”, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera