Rozë

Rita Ora – tërheqëse dhe atraktive në pozat e fundit në New York

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 19 June 2018

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Ajo së fundmi publikoi klipin “Girls” në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Charli X dhe Cardi B.

-Advertisement-

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e shumtë të këngëtareve, teksa pritet që së shpejti Rita të sjellë edhe shumë këngë të tjera.

Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram.

Ora shfaqet tërheqëse dhe me stil në mes të New Yorkut, teksa era që shpalos fundin e saj, e bën të duket edhe më provokuese.

“Kështu që kjo ndodh”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një prej fotografive.

Teksa më pas, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera, ku shfaqet me një model mjaft të shthurur flokësh.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj që janë me miliona, nuk mungojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera