Lajme

Rifillojnë restaurimet e gjimnazit në Ferizaj, Çeku: Do të restaurohet

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 24 March 2023

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në shkollën e parë shqipe në Ferizaj, gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali”, ka rifilluar restaurimi.

Çeku tha se punimet për restaurim patën nisur më 13 mars, por në mëngjesin e hershëm të 14 marsit, ndërtesës iu vu zjarri.

“Disa ditë zgjati angazhimi i zjarrfikësve. Pasi na u mundësua qasja, bëmë vlerësimin e dëmeve. I mobilizuam të gjitha kapacitetet për t’i mbyllur procedurat e nevojshme. Sot, vetëm 10 ditë pas zjarrvënies, punimet kanë rifilluar”, ka shkruar Çeku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera