Lajme

Rezultatet e para nga zgjedhjet presidenciale në Francë

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 10 April 2022

Në Francë janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale gjatë ditës së sotme.

E në bazë të përqindjes së arritur nga votat e qytetarëve thuhet se Emmanuel Macron, do të përballet me Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

Sipas vlerësimeve në votat e hedhura sot në qendrat e votimit, mësohet se përqindja e votave ishte kësisoj: Emmanuel Macron 28.1%, Marine Le Pen, 23.3% dhe Jean-Luc Melenchon, 20.1%, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Votimi në Francë filloi në ora 08:00 ndërsa përfundoi në ora 19:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera