Lajme

Reshjet e mëdha të borës/ Përparim Rama ka një kërkersë për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 04 April 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga qytetarët që  të mos frekuentojnë  parqet gjatë  ditës së sotme, shkruan Gazeta inFokus.

Rama këtë kërkesë e ka bërë, pasi që si pasojë e borës janë rrëzuar disa lisa në kryeqytet dhe kjo mund të rrezikojë  jetën e qytetarëve.

“Si pasojë e motit të keq të përcjellur me erëra të forta gjatë natës së mbrëmshme dhe reshjeve të mëdha të shiut dhe borës kemi pasur rrëzim të lisave në disa lokacione në Kryeqytet, kryesisht në Parkun e Qytetit, Parkun e Taukbahqes, në rrugët “Perandori Justinian”, “Agim Ramadani”, dhe rrugën Germi-Butovc. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Njësitin e zjarrfikësve të Kryeqytetit dhe Policinë e Kosovës. Për momentin rruga tek Parku i qytetit është e bllokuar për qarkullim dhe ekipet janë duke punuar për lirimin e rrugës nga drunjtë e rrëzuar. Lusim qytetaret që te mos frekuentojnë këto rrugë dhe posaçërisht parqet e qytetit për shkak të rrezikut nga drunjtë e rrëzuar deri në njoftimin e radhës.nDrejtoria për Siguri dhe Emergjenca në koordinim me të gjitha drejtoritë komunale është duke punuar gjatë gjithë kohës dhe falënderojmë qytetaret për bashkëpunimin e tyre në këtë situatë. Siguria e qytetarëve të Kryeqytetit është prioritet për ne” shkruan Rama/Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera