Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së 18-të

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 14 December 2020

Me dy ndeshjet e zhvilluara këtë të hënë është mbyllur edhe xhiroja e 18-të e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Drita dhe Arbëria kanë luajtur baras 1-1, derisa me rezultat të barabartë 0-0 janë ndarë edhe Trepça ’89 me Drenicës.

Pas xhiros së 18-të Superligës i prinë Drita me 40 pikë, ndjekur nga Ballkani me 38-të sosh dhe Prishtina me 31 pikë.

-Advertisement-

Pozita e katër i takon Gjilanit me 26 pikë, pasuar nga Feronikeli me 23, Arbëria me 21, Trepça ‘89 me 21 dhe Llapit me 20.

Në vendin e 9-të ndodhet Drenica me 19-të pikë, kurse në pozitën e fundit Besa 6-të sosh.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas xhiros së 18-të./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera