Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 04 November 2020

Në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit kosovar sot (e mërkurë) janë zhvilluar tri ndeshjet, shkruan Gazeta inFokus.

Drita e ka mposhtur në udhëtim Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Gavazaj.

Prishtina është kthyer te fitorja, pasi ka mundur Arbërinë me shifrat 1-0, me golin e realizuar nga Xhevdet Shabani.

-Advertisement-

Ndërsa, Besa e Pejës dhe Drenica kanë luajtur baras 0-0.

Pas këtyre tri ndeshjeve ka ndryshuar edhe renditja e elitës së futbollit kosovar.

Drita pas fitore në Mitrovicë vazhdon të renditet e dyta me 22 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet e gjashta me 14-të pikë.

Prishtina me tri pikët e arkëtuara sot ka kaluar në pozitën e pestë me 14-të pikë, ndërsa Arbëria mbetet e 8-ta me 11-të sosh.

Besa pas barazimit me Drenicën ka kaluar në pozitën e 9-të me 6-të pikë, ndërsa Drenica renditet e katërta me 15-të pikë.

Më poshtë keni renditjen e Superligës së Kosovës pas tri takimeve të luajtura sot./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera