Regragui: Duam të kujtohemi si ekipi më i mirë i Afrikës ndonjëherë
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 17 December 2022
Trajneri i Marokut, Walid Regragui i kërkon skuadrës së tij që të përfundojë Kupën e Botës në nivele të larta duke mundur Kroacinë në ndeshjen për vendin e tretë, teksa shton se dëshiron të mbahen mend si skuadra më e mirë afrikane.
Maroku mund të ketë dështuar të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”, por ata mund të mbahet në mend gjatë.
Përfaqësuesja afrikane do të jetojë gjatë në kujtesë për shkaktimin e tre tronditjeve të mëdha në eliminimin e Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë.
Kështu do të jenë edhe mbështetësit e tyre pasionantë, të cilët u dyndën në Katar në dhjetëra mijëra njerëz dhe shkaktuan një atmosferë emocionuese në çdo ndeshje.
I pyetur se si mendon se do të mbahet mend skuadra e tij, trajneri Regragui ishte i qartë dhe i shkurt në përgjigje.
“Si skuadra e parë afrikane që shkon në gjysmëfinale dhe si skuadra më e mirë afrikane në histori. Rezultatet janë të qarta, ne jemi gjysmëfinalistë, por jemi përballur me disa nga ekipet më të mira evropiane”, ka thënë fillimisht Regregui.
“Meqenëse u përballëm me ekipe të mëdha në rrugën tonë, patëm disa befasi dhe mendoj se njerëzit do të kujtojnë gjendjen tonë shpirtërore, cilësinë tonë njerëzore gjithashtu, sepse dëshmuam se marokenët kanë shumë vlera dhe kanë shumë dëshirë”.
“Ne kemi bërë një shfaqje edhe në tribuna sepse tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm. Mendoj se gjithçka së bashku dëshmon se kjo skuadër do të mbahet mend”, përfundoi trajneri i Marokut.
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...