Kulturë

Regjisorja Kaltrina Krasniqi e fiton çmimin vjetor për kinematografi

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 01 June 2023

Regjisorja Kaltrina Krasniqi dhe montazheri Enis Saraçi morën sot çmimin vjetor për kinematografi.

Sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i  ndau këto çmime, si dhe çmimin kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” që e mori Menduh Nushi.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Blerta Basholli, Ujkan Hysaj, Valmira Hyseni, Rozafa Çelaj dhe Gazmend Bajri.

Këto çmime u ndahen personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin dhe të arriturat gjatë karrierës./Klankosova.tv



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

KEDS investon 350 mijë euro në Gurbardh të Malishevës

Të tjera