Lajme

Reduktime të ujit në këto zona

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 12 December 2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se nga reshjet e dendura atmosferike është shkaktuar ngritje e turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Prandaj, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonēn Industriale, do të ketë  redukime të ujit duke filluar nga ora 11:00 dhe do zgjasë deri në 15:00, të ditës së sotme, një lloj edhe Obiliqi me fshatra. Çrregullime me furnizimin do të kenë edhe një pjesë e Lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas ujësjellësit, kjo gjendje vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera