Sport

Reagon ashpër Arbnor Morina pas humbjes nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 04 November 2020

Arbëria ka pësuar humbje në udhëtim te Prishtina me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm në këtë takim për kryeqytetasit e realizoi Enis Gavazaj në minutën 11’ nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, por ka shtuar se gjyqtarët po i dëmtojnë.

-Advertisement-

“Luajtëm mirë, djemtë ishin në nivel, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Ishim të barabartë me kundërshtarët, ata janë një skuadër e madhe dhe me buxhet të madh. Nuk po ecin ndeshjet si mysafirë gjithë kohën, penallti nuk po na jepen dhe gjyqtarët po na dëmtojnë”, tha Morina për Art Sport.

Tutje tekniku prishtinas tha se Arbëria është një katund me 500 shtëpi dhe gjyqtarët po anojnë nga skuadrat e mëdha.

“Arbëria është e vogël, një katund me 500 shtëpi. Na dëmtojnë gjyqtarët, të cilët anojnë nga skuadrat e mëdha. Ne marrim kartonë të verdhë në minutën e dytë, ndërsa Prishtina në të 62-ën”, përfundoi Arbnor Morina.

Pas kësaj humbje Arbëria renditet e 8-ta me 11-të pikë të arkëtuara pas 11 ndeshjeve të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera