Lajme

Rasti Berishaj, Zogaj hedh dyshimet: Kurti, Osmani dhe Gërvalla janë bashkëpjesëmarrës- Kanë hise në ato afera

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 12 January 2023

Analisti politik, Petrit Zogaj thotë se për rastin e Martin Berishaj janë edhe Kurti, Osmani dhe Gërvalla pjesëmarrës.

Kjo deklaratë vjen, pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim ndaj raportimeve të mediave sllovene ku thuhet se, Martin Berishaj është i përfshirë në afera pastrimi parash.

Sipas Zogajt, e vetmja arsye që të shtynë me mbrojtë një njeri të përfshirë në afera korruptive, është që po ai person të të shërbejë në forma të ndryshme.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

E vetmja arsye qe te shtyne me e mbrojte nje njeri te perfshire ne afera korruptive eshte me qene bashkepjesemarres me te. Me qene ne dijeni per personin e korruptuar. Me qene hisedar me te ne ato afera. Me te sherby personi ne fjale ne forma te ndryshme. Me i shfrytezu parat per interesin tend ose dhe te partise qe drejton. Me e mirembajte pushtetin qe tashme e ke permes mbeshtetjes se nje njeriut te korruptuar.

Pra, keto te bejne qe te jesh bashkepjesemarres, qe je i shantazhuar, qe je i inkriminuar ne menyre direkt ose jo dhe qe e ke problem te terhiqesh nga ai person sepse demi mundet me qene edhe me i madh sesa mbrojtja e tij.

Pyetjet qe dalin nga afera Berishaj jane: pse Albin Kurti, Vjosa Osmani e Donika Gervalla po e mbrojne Martin Berishajn? Cka dine keta tre, ne cka jane te perfshire e cka perfitojne nga Berishaj duke e mbajtur ate ne pozicion te ambasadorit? Pse ju duhet kaq shume ai? Cfare demi mundet me ju shkaktu Berishaj nese keta tre lidere distancohen nga ai?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera