Sport

Rashica flet për tifozin e veçantë në “Fadil Vokrri”, i cili kishte ardhur nga Kanadaja

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 13 September 2018

Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kosovës e Ishujve Faroe, ishte e veçantë për tifozët kosovarë, që iu gëzuan fitores së parë zyrtare që pas pranimit në UEFA e FIFA.

“Dardanët” triumfuan ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0 në Ligën e Kombeve të UEFA-s, me golat e Arbër Zenelit dhe Atdhe Nuhiut, që erdhën në pjesën e dytë.

Përveç fitores, një tifoz i vogël u gëzua shumë më shumë pas ndeshjes.

-Advertisement-

Një 11-vjeçar kishte ardhur nga Kanadaja për këtë ndeshje historike dhe gjatë gjithë takimit, 11-vjeçari mbajti një pllakat me plot dashuri në të cilën i kërkonte Milotit numrin 11 që e mban te ekipi i Werder Bremen, shkruan klubi gjerman në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Djaloshi kishte ardhur nga Kanadaja dhe i kërkoi fanellën futbollistit të talentuar shqiptar.

Dhe Miloti tregoi edhe anën e tij humane jashtë fushës sportive, duke mos harruar t`ia dhurojë fanellën djaloshit të vogël, i cili veprimin e futbollistit shqiptar e ka pranuar me shumë gëzim.

“Ia dhurova një fanellë. Ai po mbante një pllakat ku thoshte se ‘vij nga Kanadaja dhe a mund ta kem fanellën tënde!’. Kështu që mendoj se është shqiptar, por jeton në Kanada dhe erdhi me familjen për pak ditë që të shikoj ndeshjen. Ai po e mbante në duar një letër gjatë gjithë kohës, natyrisht e pash dhe ia dhurova fanellën, ishte moment lumturie për të”, deklaroi Rashica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera