Lajme

Ramush Haradinaj “Zbulon” hallin e Kurtit dhe Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 30 January 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk e ka hallin te Asociacioni, por këtë çështje po e përdorë vetëm si mbulesë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Haradinajt, halli kryesor i Kurtit është marrëveshja finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, ku ky është edhe hall i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,

“Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë. Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet. Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe Kryeministri i Kosovës. Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan.Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE”, ka shkruar Kreu i AAK-së në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera