Lajme

Rama takohet me Vuciq, merr pjesë në Panairin e Verërave në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 01 September 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbërritur në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave në Beograd ku u prit nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të pranishëm në panair janë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe kryeministrija serbe Ana Brnabiç, sipas pamjeve të publikuara në Facebook nga Rama, përcjell nga Telegrafi Shqipëri.

“Open Balkan Wine Vision do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik”, ka shtuar kryeministri shqiptar.

-Advertisement-

Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj nisme. Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera