Lajme

Rama në KiE për luftën në Kosovë: Të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit s’kanë gjetur paqen e varrit

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 12 October 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pos Shqipërisë ka folur edhe për luftën në Kosovë në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Ai ua kujtoi përfaqësuesve të shteteve anëtare, se gjatë luftës së Kosovë nga operacioni i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq, u zhvendosën qindra mijëra civilë. Rama poashtu theksoi se vdiqën mijëra njerëz, e 20 mijë gra u përdhunuan.

“Një operacion i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq solli zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, mijëra vdiqën, 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare nga organizatat ndërkombëtare”.

-Advertisement-

“Ndërkohë që flasim, rreth 1 mijë e 600 persona janë ende të zhdukur, të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit nuk kanë gjetur edhe paqen e varrit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera