Lajme

Raci: Nga propozimi evropian Kosova ka disa të arritura kryesore

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 09 March 2023

Analisti Gazmir Raci në “Rubikon” ka folur në lidhje me propozimin evropian, duke thënë se nga ai, Kosova ka disa të arritura kryesore.

Ai tha se sovraniteti, integriteti, pasaportat, simbolet kombëtare, BE-ja, organizatat ndërkombëtare, sipas tij, janë të arritura kryesore të kësaj marrëveshje,.

“Kosova e ka pranuar planin franko-gjerman dhe se nga ai plan Kosova ka disa të arritura kryesore që për mendimin tim për herë të parë në një dokument të tillë janë të shkruara e zeza mbi të bardhën, sovraniteti, integriteti, pasaportat, simbolet kombëtare, BE-ja, organizatat ndërkombëtare, janë të arritura kryesore të kësaj marrëveshje.

-Advertisement-

“Nëse përfundimisht del ajo për çka disa burime të Bashkimit Evropian e thanë që marrëveshja ka idenë që të shkruhet në prezencën e shefave të shteteve të Bashkimit Evropian  dhe më pastaj ajo marrëveshje do të marr edhe një miratim nga gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, kjo është garancia që unë besoj edhe kryeministri Kurti edhe Kosova ka insistuar që duhet të kemi një garanci të fortë”, u shpreh Raci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera