Lajme

Qeveria shpall vendimin e 2016-ës si të ri, reagon gazetari Halitaj  

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 06 September 2022

Pas vendimit të qeverisë për shpalljen e 5 shtatorit si Dita e Humanizmit në Kosovë, ka reaguar gazetari Agron Halitaj, shkruan Gazeta inFokus.

Siç duket kryeministri Albin Kurti, ka shpallur po të njëjtën ditë ”Ditë e bamirësisë Nëna Terezë”, e cila është e shpallur në korrik të 2016-ës.

Halitaj përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dëshmitë e këtij vendimi ku “vendimi i ri” i Kurtit, është marrë plot 6 vite më parë në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

“Nje vendim qe Kuvendi i Kosoves e ka marre ne vitin 2016, Albin Kurti, sot e paska nxjerr si vendim te ri, i aprovuar nga ana e tij. Dallimi i vetem mes vendimit te fundit me ate te para gjashte vjeteve eshte: “bamiresia” eshte bere “humanizem”, dhe emri Nena Tereze eshte fshire nga teksti. Parimisht vendimi i fundit, perpos tendences per t’u shitur si i ri, nuk ka asnje vlere per faktin se vendimi i Kuvendit eshte më me peshe krasuar me ate te Qeverise. Pos kesaj, meqe ky vendim ka te beje me 5 shtatorin, nje date qe nderlidhet me Nene Terezen, s’eshte dashur te hiqet emri i saj nga dokumenti. Dua te besoj qe Kurtit i ka ikur nga mendja se ekziston nje vendim i ngjashem qe prej kohes kur ka qene deputet, perndryshe nese e ka ditur dhe e ka marre kete vendim, me siguri na pandehe si njerez qe nuk kemi fare kujtese dhe duhet ta marrin si te mireqene vetem ate qe ai e thote dhe e ben”, ka shkruar Halitaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera