Qëndron Kastrati: Autoritetet serbe më pyetën ‘a e njeh Fatmir Limajn
Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 17 August 2022
Ish kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se më 13 gusht të këtij viti, derisa po kalonte transit nëpër Serbi, është ndaluar nga autoritetet serbe.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka treguar se gjatë ndalimit, i janë bërë pyetje politike, mirëpo se ky nuk është përgjigjur.
“Kanë thënë se duhet me prit se dikush do të vijë dhe të ju intervistojë. Pas kësaj kanë ardhur dy persona civilë – nuk kanë pasur ndonjë shenjë identifikuese”.
“Më kanë kërkuar ta fik telefonin, pastaj më kanë bërë pyetje politike. Në asnjë moment nuk është diskutuar se pse po kaloj nëpër shtetin e Serbisë”.
“Jam pyetur ‘pse je larguar nga Lëvizja Vetëvendosje’ ose ‘a e njeh personalisht Fatmir Limajn’”.
Kastrati ka refuzuar të iu përgjigjet këtyre pyetjeve duke thënë se ai i di të drejtat e tij dhe së këto pyetje nuk janë relevante.
“Pas 30 minutash, sërish tentonin të hyjnë në tema politike. Unë sërish kam refuzuar. Pastaj pas 30 minutash kanë provuar edhe një herë – kjo si duket ishte si strategji e tyre për ta parë nëse jam i gatshëm të flas më shumë”.
“Unë kam kërkuar që të prezantohet urdhri i prokurorit dhe arsyeja se pse i është pamundësuar të kalojë nëpër Serbi. Ata ma kanë dhënë një dokument që shkruhej në cirilik të cilin shkrim unë nuk e njoh”.
Të tjera
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...