Që prej vitit 1999 janë gjetur 95 mijë mjete të pashpërthyera

Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 04 April 2023
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vetëdijesimit ndaj Minave dhe Aksionit ndaj Tyre, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në aktivitetin e përbashkët të organizuar nga Qendra Koordinuese për Deminim, organizata norvegjeze NPA (Norwegian People’s Aid), HALO Trust, Policinë e Kosovës dhe KFOR-i.
Në këtë aktivitet drejtori i Qendrës Koordinues të Deminimit Ahmet Sallova ka prezantuar progresin e arritur prej vitit 1999, duke theksuar se deri më tash janë pastruar mbi 62 milion metra katror dhe janë gjetur 95,0000 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera.
“Falë punës se tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet, megjithatë ende nuk konsiderohemi një zonë e lirë nga minat, andaj kërkohet përkushtim”, u shpreh mes tjerash ai.
Mehaj ka vlerësuar se këto rezultate na bëjnë krenar për punën e shkëlqyer që është kryer nga FSK dhe organizatat tjera deminuese, falë punës se tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet, megjithatë ende nuk konsiderohemi një zonë e lirë nga minat, andaj kërkohet përkushtim.
“Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vetëdijesimit ndaj Minave dhe Aksionit ndaj Tyre, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka marrë pjesë në aktivitetin e përbashkët të organizuar nga Qendra Koordinuese për Deminim, organizata norvegjeze NPA (Norwegian People’s Aid), HALO Trust, Policinë e Kosovës dhe KFOR-i. Në këtë aktivitet drejtori i Qendrës Koordinues të Deminimit zoti Ahmet Sallova ka prezantuar progresin e arritur prej vitit 1999, duke theksuar se deri më tash janë pastruar mbi 62 milion metra katror dhe janë gjetur 95,0000 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera.
Ministri para të papranishmëve ka vlerësuar se “këto rezultate na bëjnë krenar për punën e shkëlqyer që është kryer nga FSK dhe organizatat tjera deminuese, falë punës se tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet, megjithatë ende nuk konsiderohemi një zonë e lirë nga minat, andaj kërkohet përkushtim”.
Duke folur për rëndësinë deminimit në raport me jetën a njeriut ai ka theksuar se çdo minë e pastruar do të thotë një jetë e shpëtuar.
“Çdo minë e pastruar na sjell një hap më afër në ndërtimin e kushteve për paqe afatgjate dhe produktive”.
Në përmbyllje të fjalës së vetë Mehaj ka shprehur gatishmërinë që ka Kosova për të dhënë kontributin për Ukrainën në fushën e deminimit dhe kërkim- shpëtimit me kapacitet që ka FSK-ja.
“Megjithatë siç e përmenda në fillim problemi i mjeteve të pashpërthyera nuk është vetëm i Kosovës por i çdo zone pas konfliktit. Është problem njerëzor. Dhe këtu nuk mund të mos përmend Ukrainën dhe popullin ukrainas që në baza ditore përballet me minat e vendosura nga agresori rus. Ky shtet ka nevojë për ndihmën tonë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme përmes ekipeve tona të specializuara të trajnerëve të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit”.
Njësitë e deminimit të FSK-së dhe organizatave tjera të angazhuara në pastrimin e zonave te rrezikshme siç është NPA dhe HALO Trust, janë duke rivendosur dhe krijuar një mjedis të sigurt në fushat e tanishme të rrezikuara, duke mundësuar zhvillimin e jetës normale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të tjera
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...
-
“Për shkak të zgjedhjeve elektorale, pacientët po blejnë barna jashtë Kosovës” – Haxhijaha e akuzon Arben Vitinë për mungesën e barnave në Kosovë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj unifikimit të çmimit të barnave, ka...
-
Kica Xhelili: Kushtetuta nuk është formalitet teknik – dorëhiquni sikurse ua kërkon ligji që keni miratuar vet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka rea...
-
FSK: Përfundon Java Ndërkombëtare e Kadetëve, sukses i standardeve ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e...
-
Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ...
-
Vëllai i deputetes së VV-së merr post në MPB, ani pse dikur e quante tru-thatë Sveçlën
S’ka rëndësi pse dikur e quante tru-thatë, madje tani do të punojë në min...
-
Aksidenti fatal në Tërstenik, Lladrovci: Humbja e një të riu është dhimbje e rëndë për gjithë qytetarët e komunës tonë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit ...
-
Haziri për dështimin e konstituimit të Kuvendit: E bllokoi Vetëvendosje, pati kuorum
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se seancën e...