Fokus

Aksident në Tërstenik të Drenasit, humb jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 17 April 2025

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira një motoçiklete dhe një automjet.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas.”, ka thënë Ahmeti për Infokus.

Gjithashtu nga policia bënë të ditur se kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera