Lajme

Vd*s 29-vjeçari pas aksidentit mes dy veturave në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 17 April 2025

Një 29-vjeçar me inicialet M.Sh. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy automjeteve në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në Tiranë.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:55, dhe se i lënduar është edhe një 25-vjeçar me inicialet H.L., i cili ishte pasagjer në automjetin e viktimës.

Sipas policisë “rreth orës 16:55, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç”.

-Advertisement-

Sipas A2CNN, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera