Lajme

Azem Syla viziton Thaçin e Veselin në Hagë: E vërteta është në anën e tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 17 April 2025

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka njoftuar se ka vizituar shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në burgun e Hagës.

Ai njoftoi se vizita u zhvillua më 16 dhe 17 prill 2025.

“Më 16 dhe më 17.04.2025 vizitova shokët dhe bashkëluftëtarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në burgun e Hagës. Ishin fort mirë me shëndet dhe kurajo. Mendoj që e vërteta është në anën e tyre. Kush do t’ju përcjellë të fala, keni përshëndetje të sinqerta. Kërkesa për vizitë është bërë për të katërtit, nga unë Azem Syla. 17.04.2025, Hagë.”, shkruan ai.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera