“Kosovë po largohem. Jo sepse dua, por sepse më detyrove”, Postimi prekës i të riut nga Skenderaj që po braktis Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
18:37 | 17 April 2025
Emigrimi nuk është gjithmonë një zgjedhje por shpesh një nevojë,dhe një rrugë e detyruar. Këtë realitet të hidhur e rrëfen edhe Kushtrim Gjinovci, i riu nga Skenderaj, i cili ka vendosur t’i japë fund përpjekjes për të ndërtuar një të ardhme në vendlindjen e tij, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se po largohet nga Kosova, jo nga dëshira e tij por nga detyrimi.
“Kosovë po largohem. Jo sepse dua, por sepse më detyrove. Po iki nga toka që më rriti, më mësoi të dua, të ëndërroj, të shpresoj – por që nuk më dha mundësinë t’i realizoj ato ëndrra. Kosova ime, e dashur dhe e dhimbshme, sa herë kam pritur që të ndryshosh, që të bëhesh vend i mundësive dhe jo i padrejtësive, vend i punës e jo i lidhjeve, vend i meritës e jo i miqësive. Kam pritur, duruar, shpresuar… derisa shpresa filloi të bëhet plagë. E di që nuk jam i pari që largohet. Por çdo ikje është një humbje – për ty, për ne, për të ardhmen”, ka shkruar Gjinovci.
Ai tutje në këtë postim tha se ka tentuar disa herë të ndërtojë një jetë në vendlindjen e tij por përpjekja e tij tashmë ka mbaruar.
“Kam dashur të ndërtoj jetën këtu. Të kontribuoj, të qëndroj pranë familjes, të jetoj me dinjitet. Por më mësove që këtu nuk mjafton të jesh i dijshëm, i ndershëm dhe punëtor. Më mësove që ëndrrat këtu kanë afat skadimi. Po largohem me zemrën e rënduar, por me kokën lart. Sepse kam bërë gjithçka që kam mundur – kam mësuar, kam punuar, kam duruar. Tani është koha të mendoj për të ardhmen time, larg teje, ndoshta për herë të fundit. Kjo nuk është urrejtje. Është zhgënjim. Dhe zhgënjimi është formë dashurie që nuk ka gjetur kthim”, ka shkruar tutje Gjinovci.
Tutje ai u shpreh se Kosova i dha emrin atij por jo edhe të ardhmen.
“Lamtumirë Kosovë, ti që më dhe emrin, por nuk munde të më japësh të ardhmen. Ti që më mësove të dua tokën, por ma shkele mundësinë për të ecur mbi të me dinjitet. Po shkoj… me një valixhe shprese dhe me një zemër që dhemb për ty, më shumë se për veten. Unë, biri yt i lodhur… por gjithmonë i yti!”, është shprehur Gjinovci./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij prekës të plotë:

Të tjera
-
Bajrami i reagon Rizvanollit: Partia ta ka caktu rolin me mbrojtë mafinë energjetike, s’e ke lehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë...
-
Kurti: Anëtarësim në Këshill të Evropës, Ambasadorët e QUINT: Formojeni Qeverinë
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë diplomatët e pes...
-
Rusia rrit praninë ushtarake pranë Finlandës: Imazhet satelitore zbulojnë bazat e reja dhe përgatitjet për luftë
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga transmetuesi suedez SVT në bas...
-
Blerta Deliu Kodra: PDK-ja nuk sheh mundësi koalicioni me Vetëvendosjen, dallimet janë thelbësore
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD n...
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...