Lajme

Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 17 April 2025

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Nismën, duke lënë të kuptohet se vendimet për marrëveshje të tilla do të bëhen publike nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Kusari-Lila tha se për çfarëdo marrëveshje apo dakordimi me parti të tjera politike, përgjegjës është kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së.

“Për këtë, kur të vijë momenti i votimit dhe prezantimit të kandidatëve, ka pasur përgjegjës për bisedime dhe për arritjen e dakordimeve – është kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Mendoj që në momentin kur z. Kurti të japë detajet e çfarëdo marrëveshjeje me të gjithë të tjerët, besoj se do t’i keni informatat edhe për partitë e tjera”, deklaroi ajo në KTV.

-Advertisement-

Kusari-Lila shtoi se është me rëndësi që Kuvendi të ecë përpara me procedurat e parapara për seancën konstituive, duke nënvizuar nevojën për fokus institucional dhe bashkëpunim politik për tejkalimin e situatës aktuale.

Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera