Sport

Puyol: “E di që tifozët e Real Madridit e kanë të vështirë ta pranojnë, por Messi është më i miri”

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 24 December 2020

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se Messi do të mbahet mend si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, shkruan Gazeta inFokus.

Ish kapiteni i Barcelonës ka krahasuar argjentinasin me basketbollistin, Michael Jordan.

“Nëse më pyesni mua kush është Michael Jordan, unë gjithmonë them se ai është basketbollisti më i mirë në histori”.

-Advertisement-

“Të njëjtën e mendoj për Messin, ai është futbollisti më i mirë në histori”.

“Unë kuptoj se është e vështirë për një tifoz të Real Madridit ta pranojë se ai është më i miri. Por golat e tij e dëshmojnë”, ka thënë Puyol.

Kujtojmë që Messi ditë më parë theu rekordin e Peles me më së shumti gola të shënuara për vetëm një skuadër, me plotë 644 gola të realizuara me fanellën e Barcelonës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera